Wed, Oct 8, 2025

“I lumtur që e kam kapiten”, Tuchel elozhe Kane: Është më i miri i gjeneratës së tij

  • PublishedOctober 8, 2025

“I lumtur që e kam kapiten”, Tuchel elozhe Kane: Është më i miri i gjeneratës së tij

Harry Kane është kthyer në lojtarin më të lakuar këtë sezon, fillimisht për të ardhmen e tij, pasi “Bild” zbuloi një klauzolë të përfshirë në kontratë që e lejonte të largohej, por këtë temë e mbylli përfundimisht vet Kane, me këtë të fundit që theksoi se as që ka ndërmend të largohet nga Bayern, të paktën jo edhe për disa vite.

Në fushë, Harry Kane është thjesht i papërmbajtshëm këtë sezon teksa ka realizuar 18 gola dhe ka dhuruar 3 asiste në 10 ndeshje zyrtare. Kane largohet për momentin nga Mynihu me një “thes” me gola për t’u vendosur në dispozicion të Anglisë dhe trajnerit Tuhel për dy takimet e muajit tetor, miqësoren kundër Uellsit dhe sfidën kundër Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Në një intervistë për Sport Bild, Thomas Tuchel nuk i kurseu elozhet për kapitenin e tij: “Është pa diskutim sulmuesi më i mirë i gjeneratës së tij. E ka dërguar paraqitjen e tij në një tjetër nivel, tani shënon me lehtësi dy gola për ndeshje. Është në një formë të shkëlqyer, kjo shihet qartë, ka fituar një besim të madh dhe mund t’i bëjë gjërat me lehtësi si te Bayern ashtu edhe tek Anglia. Jam shumë i lumtur që ai është kapiteni im”, u shpreh Tuchel në intervistën e tij për Sport Bild.

()

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net