Thu, Oct 9, 2025

“Familja më bën presion”, Ronaldo: Nuk ndalem, kam ende uri për trofe

  • PublishedOctober 9, 2025

“Familja më bën presion”, Ronaldo: Nuk ndalem, kam ende uri për trofe

C.Ronaldo vendosi një rekord unik jashtë fushës së lojës duke u bërë futbollisti i parë miliarder, por CR7 nuk ndalet këtu, për të e rëndësishme është të jetë unik aty ku u bë i famshëm, në fushë. Pavarësisht moshës dhe presionin nga familja, Ronaldo nuk dëshiron të ndalet, kërkon të luajë ende:

“Familja më thotë të ndalem, por unë vijoj të bëj gjera të mira për klubin dhe për përfaqësuesen. Kam ende të njëjtin pasion si dikur. E di që nuk do të kem edhe shumë vite të tjera për të luajtur, por në ato që kanë mbetur dua të jap maksimumin”, u shpreh Ronaldo gjatë grumbullimit me ekipin përfaqësues ku u vlerësua dhe me një trofe për karrierën e tij të gjatë me Portugalinë:

“Jam prej 22 vitesh në përfaqësuese, mendoj se kjo flet qartë. Kam ende shumë pasion sa herë vesh këtë fanellë, kam të njëjtën uri për të fituar trofe, për të luajtur për vendin tim. E kam thënë shpesh, nëse do të ishte mundësia do të luaja vetëm për përfaqësuesen, nuk do të luaja për asnjë klub tjetër, por kjo është karriera e një futbollisti”, shtoi ndër të tjera Ronaldo.

()

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net