Thu, Oct 9, 2025

E vërteta pas fytyrës serioze të Victoria Beckham dhe është më e thjeshtë se mendonim

  • PublishedOctober 9, 2025

E vërteta pas fytyrës serioze të Victoria Beckham dhe është më e thjeshtë se mendonim

Victoria Beckham ka thyer më në fund heshtjen rreth një prej “mistereve” më të përfolura të jetës së saj publike: pse nuk buzëqesh kurrë në tapetin e kuq. Në dokumentarin e saj të ri që prej 9 tetorit është në Netflix, ish-anëtarja e Spice Girls dhe tashmë stiliste e njohur, rrëfen me humor dhe sinqeritet të rrallë arsyet e këtij imazhi të ftohtë që e ka ndjekur për dekada.

“E kam kuptuar që kur buzëqesh nga ana e majtë, dukem mirë. Por nëse e bëj nga e djathta – dukem sikur jam e sëmurë! Prandaj po, unë buzëqesh, por nga brenda… thjesht askush nuk e sheh këtë,” thotë ajo duke shtuar: “Kjo është arsyeja pse dukem gjithmonë serioze.”

Victoria, sot 51 vjeçe, pranon se për vite u perceptua si “ajo gruaja e mjerë që nuk buzëqesh kurrë”. Ajo thotë se pjesërisht kjo vinte nga pasiguritë që e kanë ndjekur që në adoleshencë, kur nuk ndihej pjesë e askujt: “Kam qenë e ngacmuar, jo shumë shoqërore… doja me dëshpërim që njerëzit të më pranonin dhe të më donin.”

Dokumentari me tre pjesë ndjek jetën e saj nga Spice Girls, tek romanca me David Beckham, fëmijët, dhe rruga drejt suksesit në modë. Ndryshe nga dokumentari i Davidit, fokusin kryesor e ka Victoria, pa u ndalur në zërat për krizë në familje.

“Do të doja të kisha vetëbesimin për të buzëqeshur në tapetin e kuq, por thjesht nuk mundem,” pranon ajo.