Austria e Holanda me fitore të thella në Kualifikueset e Botërorit, Mali i Zi surprizohet nga Ishujt Faroe
Rikthehen kualifikueset e botërorit, teksa këtë të enjte u luajtën disa ndeshje që prodhuan rezultate interesante. Asnjë problem për Austrinë, me të besuarit e Ragnick që mundën pastër 10-0 modestët e San Marinos, duke bërë kështu që të jenë në krye të klasifikimit në grupin H. Në këtë grup, barazim 2-2 mes Bosnje-Hercegovinës dhe Qipros.
Në grupin L, spikat humbja 4-0 e Malit të Zi ndaj Ishujve Faroe, ndërsa Çeki-Kroaci u mbyll pa gola në Pragë.
Në grupin G, Holanda argëtohet në Maltë dhe merr një sukses 0-4. Ia del edhe Finlanda, në Helsinki triumfon me përmbysje 2-1 ndaj Lituanisë.

© BalkanWeb