Fri, Oct 10, 2025

Një “like” që ndezi rrjetin, Hakan Sabanci përflitet për lidhje të re

  • PublishedOctober 9, 2025

Një “like” që ndezi rrjetin, Hakan Sabanci përflitet për lidhje të re

Vetëm pak javë pasi i dha fund romancës me aktoren e njohur Hande Erçel, biznesmeni turk Hakan Sabancı është rikthyer në qendër të mediave rozë. Këtë herë, jo për ndonjë projekt të ri apo dalje publike por për një tjetër emër të madh të ekranit turk: Tuba Büyüküstün.

Sipas portaleve T24, Aksam dhe Onedio, gjithçka nisi me një gjest të thjeshtë në Instagram. Sabancı pëlqeu një foto të aktores Tuba Büyüküstün, e cila ndodhej në Paris Fashion Week. Pëlqimi nuk kaloi pa u vënë re nga fansat, të cilët menjëherë e shpërndanë në rrjetet sociale, duke hapur diskutime për një lidhje të re të mundshme.

Por ajo që shtoi më shumë dyshimet ishte fakti se Sabancı e hoqi pëlqimin vetëm pak minuta më vonë, duke lënë të kuptohet se gjithçka mund të ketë qenë më shumë se një klikim i rastësishëm.

None

Mediat turke e kanë cilësuar këtë si një “lëvizje të shpejtë” të Hakan Sabancit pas ndarjes me Hande Erçel. Një pjesë e fansave e kanë interpretuar si sinjal për një romancë të re, ndërsa të tjerë e kanë quajtur një veprim të nxituar që vetëm sa shton thashethemet.

Sipas portalit Aksam, “Sabancı, që së fundmi i dha fund lidhjes me Hande Erçel, i la një zemër Tuba Büyüküstün, por e hoqi menjëherë pasi komentet shpërthyen në rrjet.”

Ndërsa T24 shkruan: “Edhe pse pëlqimi u fshi shpejt, ndjekësit e vunë re menjëherë dhe e interpretuan si shenjë të një afrimi mes dyshes.”

Deri tani, as Hakan Sabancı dhe as Tuba Büyüküstün nuk kanë dhënë ndonjë koment publik për situatën. Burime pranë tyre kanë deklaruar për mediat se “gjithçka ka qenë rastësi”, megjithatë kjo nuk i ka ndalur fansat që të aludojnë për një marrëdhënie të re në horizont.