“Mund të bëhem hero”, Stojkovic i bindur: Ndaj Shqipërisë vendoset fati i grupit
Dragan Stojkovic, trajneri i Serbisë, është i vetëdijshëm për rëndësinë jetike të këtij takimi, për këtë arsye ndaj Shqipërisë kërkon 3 pikët. Stojkovic vlerëson kuqezinjtë, por ka besim absolut tek ekipi i tij, për më tepër që kjo ndeshje do të luhet në Leskovac, një stadium që i pëlqen shumë:
“Është një ndeshje e vështirë, Shqipëria është një ekip i mirë, por ne presim fitoren. Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për fatet e grupit tonë. E rëndësishme është që lojtarët të jenë të qetë dhe për përqendruar. Jemi të lumtur që jemi përsëri në Leskovac, mendoj se kushtet do të jenë të shkëlqyera”
Stojkovic nuk e shqetësojnë vërshëllimat, kjo pasi në këndvështrimin e tij, ato nuk janë të drejtuara ndaj tij dhe ekipit. Në konferencë për shtyp, Stojkovic u shpreh i bindur se nëse do të fitojnë ndaj Shqipërisë atëherë do të trajtohen si heronj:
“Nuk më shqetësojnë vërshëllimat, përkundrazi, mendoj se do të na ndihmojnë. E rëndësishme është të fitojmë ndeshje, atëherë ndoshta do të jem heroi i kombit. Ato vërshëllima nuk janë për sport, kanë konotacion politik, ndaj nuk më interesojnë. Unë mendoj vetëm për të fituar ndeshjen”
Gjatë konferencës për shtyp, Stojkovic zbuloi se Aleksandar Mitrovic do të zbres në fushë nga minuta e parë. Sulmuesi theksoi se ndihet mirë, në formë dhe se shpreson që të shënojë edhe ndaj Shqipërisë.
()
© BalkanWeb