Axhenda/ Shqipëria pranë fazës “Play Off” të Botërorit, llogaritë komplikohen për Serbinë
Shqipëria mori rezultat historik ndaj Serbisë. Fitorja erdhi nga goli i Rei Manajt dhe mban gjallë shpresat për kualifikimin në Botërorit 2026.
Beteja mes dy përfaqësueseve vijon për vendin e dytë që të dërgon në “play-off”. Aktualisht skuadra e Silvinjos ka një ndeshje më shumë të luajtur, ndërsa numëron 4 pikë më tepër.
Shqipëria do të luajë dy ndeshje në nëntor. E para me Andorrën në transfertë, ndërsa Anglinë e pret në “Air Albania” për të mbyllur ndeshjet e Grupit K.
Serbi ndërkohë luan më 14 tetor në transfertën e Andorrës. Më pas në nëntor ka rezervuar transfertën ndaj Serbisë dhe takimin në shtëpi me Letoninë.
Dhe pse Shqipëria është në avantazh, sërish gjithçka mbetet për t’u vendosur në nëntor.
AXHENDA E SHQIPËRISË
13 nëntor
Andorrë – Shqipëri, 20:45
16 nëntor
Shqipëri – Angli, ora 18:00
AXHENDA E SERBISË
14 tetor
Andorrë – Serbi, ora 20:45
13 nëntor
Angli – Serbi, ora 20:45
16 nëntor
Serbi – Letoni, ora 18:00
© BalkanWeb