Sun, Oct 12, 2025

Kombëtarja kthehet në stërvitje pas fitores ndaj Serbisë, nisin përgatitjet për sfidën ndaj Jordanisë në “Air Albania”

  • PublishedOctober 12, 2025

Kombëtarja kthehet në stërvitje pas fitores ndaj Serbisë, nisin përgatitjet për sfidën ndaj Jordanisë në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare është rikthyer në stërvitje pas fitores së madhe ndaj Serbisë mbrëmjen e djeshme në Leskovac dhe ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen miqësore me Jordaninë, e programuar të luhet të martën, më 14 tetor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00.

Trajneri Silvinjo e ndau grupin në dy pjesë në stërvitjen e sotme. Lojtarët që nuk u aktivizuan ndaj Serbisë zhvilluan një seancë të plotë, me fokus te puna me topin dhe situatat e ndryshme të lojës, ndërsa ata që u aktivizuan në ndeshjen zyrtare kryen vetëm shkrythje në palestër dhe fizioterapi.

Atmosfera në kampin kuqezi është shumë pozitive. Lojtarët e kanë kthyer në festë fitoren historike që e afron edhe më shumë Shqipërinë me objektivin për të siguruar një vend në play-off-in e Botërorit 2026.

Pas këtij suksesi, të gjithë lojtarët e Kombëtares ftojnë tifozët shqiptarë të mbushin shkallët e stadiumit “Air Albania” për të krijuar një atmosferë fantastike dhe festive, ashtu siç u festua ai triumf në rrugët e çdo qyteti e vendi ku flitet shqip.

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net