Sun, Oct 12, 2025

Deklarata e Miss Kosovës që po bën xhiron e rrjetit: Flas dy gjuhë, shqip dhe atë të Kosovës

  • PublishedOctober 12, 2025

Deklarata e Miss Kosovës që po bën xhiron e rrjetit: Flas dy gjuhë, shqip dhe atë të Kosovës

Miss Grand Kosovo 2025, Brikena Selmani, është bërë temë e ditës në rrjetet sociale pas një momenti që u cilësua si i pazakontë gjatë një interviste zyrtare për konkursin ndërkombëtar të bukurisë Miss Grand International 2025.

Gjatë prezantimit të saj para jurisë dhe publikut ndërkombëtar, missi, e veshur me një fustan elegant tradicional me elemente moderne, u pyet për aftësitë e saj gjuhësore. Në përgjigje, ajo u shpreh me vetëbesim se “flet gjuhën e Kosovës dhe gjuhën shqipe”, një deklaratë që menjëherë u bë virale në platforma si Instagram, TikTok dhe X (Twitter).

Në vetëm pak orë, klipi nga intervista u shpërnda me mijëra herë, duke shkaktuar një valë reagimesh të ndryshme nga publiku. Një pjesë e ndjekësve e morën me humor, duke komentuar se deklarata e Brikenës ishte thjesht një lapsus i pafajshëm, ndoshta i shkaktuar nga emocionet e garës dhe presioni i skenës ndërkombëtare.

“Nuk është e lehtë të flasësh para kamerave në një event të tillë global,” shkruan një komentues.

Megjithatë, pati edhe nga ata që e kritikuan ashpër, duke e interpretuar si një mungesë njohurie për përkatësinë gjuhësore dhe kulturore të vendit. Disa përdorues në rrjete sociale kërkuan nga organizatorët e garës që të jenë më të kujdesshëm në përgatitjen e përfaqësueseve para daljeve publike.