“I përzgjedhuri”, në Itali të gjithë të “çmendur” për Pio Esposito-n
Në Itali, të gjithë flasin për të: Pio Esposito është emri i momentit në futbollin italian. Sulmuesi 20-vjeçar i Interit dhe i përfaqësueses italiane po kalon një periudhë të artë, mes debutimit në Champions League kundër Ajax-it në Amsterdam, golit të parë në Serie A në fitoren ndaj Cagliarit dhe rrjetës së parë me fanellën e “Azzurrëve” në ndeshjen kundër Estonisë në Tallinn.
Kthyer këtë sezon në Milano pas dy vitesh huazim te Spezia, Pio është kthyer menjëherë në një pikë referimi për skuadrën e Chivut. Golat dhe paraqitjet bindëse e kanë kthyer në të preferuarin e tifozëve, që e presin me duartrokitje sa herë hyn në fushë në San Siro.
Por talenti i tij nuk ka kaluar pa u vënë re: Interi ka refuzuar oferta të majme nga klubet më të njohura. Napoli ofroi 45 milionë euro, ndërsa në Angli u interesuan Newcastle, Leicester dhe Nottingham Forest. Sipas agjentit të tij, Mario Giuffredi, Interi tha “jo” edhe ndaj një propozimi prej 50 milionësh dhe një shkëmbimi me Lookman nga Atalanta.
Aktualisht, Esposito ka një kontratë deri në vitin 2030 me një pagë rreth 1 milion euro në vit, por drejtuesit zikaltër, Marotta dhe Ausilio, janë gati t’i ofrojnë rinovimin me rritje të ndjeshme — deri në 2.5 milionë euro në sezon — për të siguruar të ardhmen e një prej talenteve më premtues të futbollit italian.
© BalkanWeb