Ndeshja ndaj Jordanisë, Daku: Ta kthejmë në festë atë fitore kundër Serbisë
Pas fitores ndaj Serbisë, Shqipëria rikthehet në fushë, teksa të martën do luajë në miqësore ndaj Jordanisë. Sulmuesi i kombëtares, Mirlind Daku kërkoi që këtë sfidë, ta kthejmë në festë.
“Ju presim të martën në stadiumin ‘Air Albania”, ku do të luajmë ndaj Jordanisë. Meqë nuk patëm mundësi që të takoheshim me të gjithë ju pas ndeshjes me Serbinë, pas asaj fitoreje madhështore, ju presim tani në ndeshjen me Jordaninë dhe pastaj të festojmë atë fitore historike që e patëm.
Faleminderit për përkrahjen dhe vazhdoni ta doni kombëtaren”, u shpreh Daku të hënën për faqen zyrtare të FSHF-së.
© BalkanWeb