“I lumtur për debutimin me kombëtaren”, Gripshi: Do jap maksimumin, ndaj Jordanisë luajtëm mirë
Nazmi Gripshi ishte risia e Sylvinhos në grumbullimin e kombëtares. Pas debutimit me kuqezinjtë në miqësoren me Jordaninë, Gripshi u shpreh i lumtur.
“Pikë së pari falënderoj trajnerin dhe stafin që më besuan për debutimin dhe jam shumë i lumtur që debutova me kombëtaren. Por mendoj që kurrë nuk jam i kënaqur, në çdo ndeshje duhet të japësh edhe më shumë. Mendoj që sot kemi bërë një ndeshje të mirë të gjithë si grup dhe mendoj se ky rezultat e fitore është falë grupit dhe punës që bëjmë çdo ditë.
Trajneri na tha se duhet të vazhdojmë me këtë ritëm, të punojmë fort në klubet ku jemi dhe kemi edhe dy ndeshje të tjera për hapin final.
E ardhmja? Për momentin kam kontratë edhe 6 muaj, deri në qershor. Atje mbarojmë kampionatin në fund të tetorit e fillim të nëntorit. Nuk e kam vendosur, mendoj të mbarojë kampionati dhe pastaj të shohim ku do të jetë më e mira për mua dhe besoj se do të bëjmë diçka të mirë.
Të them të drejtën, në çdo moment, që kur kam qenë pjesë e moshave, deri të U21, kam pritur ftesën e Kombëtares. Por për lojtarin nuk është asnjëherë vonë, sa herë të thirrem do jem gati. Këtë herë që mora ftesën isha i gatshëm dhe nuk e mendova dy herë dhe çdo herë kur të më ftojnë, do jem i gatshëm për kombëtaren.
Udhëtim i largët? Për Kombëtaren edhe në fund të botës të jem, do të vij gjithmonë nuk ka distanca lidhje për kombëtaren e për kombin asnjëherë”, tha Gripshi.
© BalkanWeb