Kim Kardashian flet për marrëdhënien e dështuar me Kanye West: Ishte toksike
Kim Kardashian ka folur hapur për jetën e saj romantike pas divorcit nga Kanye West. Gjatë një interviste në podcastin Call Her Daddy të Alex Cooper, ajo ka diskutuar se si marrëdhënia e saj me reperin e “Stronger” kishte aspekt “toksike” që ndikuan në ndarjen e tyre. Kardashian, 44 vjeçe, pranoi se është një person shumë falës, por që tani është më e kujdesshme në lidhjet e saj. “Kur bëhesh më e rritur, thjesht nuk duron më ato gjëra,” tha ajo.
Divorci i Kardashian nga West u finalizua në nëntor 2022, pas një martese 7-vjeçare që kishte filluar në maj 2014. Pas ndarjes, ajo pati një lidhje të shkurtër me komedianin Pete Davidson, që zgjati nga tetori 2021 deri në gusht 2022.
Kardashian rrëfeu gjithashtu për vështirësitë që shoqëruan përfundimin e martesës së saj me West, duke theksuar se ishte përpjekur të mbështeste partnerin e saj gjatë periudhës së vështirë, por se ai nuk ishte i gatshëm të bëjë ndryshime. “Kur ke fëmijë, është më e vështirë të largohesh sesa të qëndrosh,” tha ajo.
Sot, Kim ka një qëndrim të qartë: është përkushtuar të krijojë një shembull pozitiv për fëmijët e saj dhe të ruajë shëndetin e saj mendor për t’u bërë një nënë më e mirë. Ajo shtoi se vajza e saj, North, e ka inkurajuar të gjejë dashuri përsëri, duke i thënë: “Tani duhet të kesh një djalë, po bëhesh shumë e vjetër.”
Megjithatë, Kardashian tha se nuk ka asnjë pendim për lidhjen e saj me West, duke vlerësuar kohën e kaluar së bashku.