Sat, Oct 18, 2025

Xheneta Fetahu prek me rrëfimin e saj pas tragjedisë së Gjestit: Më dhembi zemra!

  • PublishedOctober 18, 2025

Xheneta Fetahu prek me rrëfimin e saj pas tragjedisë së Gjestit: Më dhembi zemra!

Në promon e episodit të radhës të emisionit “S’e luan topi”, Xheneta Fetahu është dëgjuar të flasë me ndjeshmëri të thellë për ish-partnerin e saj, Gjestin, pas tragjedisë që goditi familjen e tij. Vëllai i Gjestit, Eldion Kelmendi, ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor, duke sjellë dhimbje të madhe te të afërmit dhe miqtë e tij.

E prekur dhe me lot në sy, Xheneta u shpreh në intervistë:


“Të të them unë ty që zemra ime është në copa të thyera, nuk do ta besosh… Ai Gjesti harmonik, ai Gjesti me gjithë atë energji pozitive, që më jepte mua dashuri, ta shihje në atë gjendje më dhembi shumë zemra.”

Pavarësisht ndarjes së tyre, Xheneta dëshmoi mbështetje të sinqertë për Gjestin në një nga momentet më të vështira të jetës së tij. Ajo ishte e pranishme në ceremoninë mortore të Eldionit, duke qëndruar pranë familjes dhe duke respektuar dhimbjen e tyre.

Pas ngjarjes, ajo bëri një apel publik për qytetari dhe ndjeshmëri, duke kërkuar nga njerëzit që të mos shpërndajnë pamje nga ceremonia e varrimit.


“Tregoni mëshirë dhe respekt për një familje që po përjeton një dhimbje të madhe,” shkroi ajo në rrjete sociale.

Ky gjest i Xhenetës është vlerësuar nga publiku si një shprehje e vërtetë e ndjenjave njerëzore, përtej ndarjeve apo historive personale.