Sat, Oct 18, 2025

VIDEO/ Araujo shpëton Barçën, Girona bie vetëm në fund

  • PublishedOctober 18, 2025

VIDEO/ Araujo shpëton Barçën, Girona bie vetëm në fund

Barcelona kalon pengesën e Gironas, duke fituar 2-1. Pedri realizoi i pari, ndërsa për mysafirët, u kundërpërgjigj Witsel.

Goli i fitores për ekipin e Flick erdhi në fund, me anë të Araujo. Barça kryeson me 22 pikë dhe sfida e radhës është ndaj Real Madrid, në një El Classico, që pritet të jetë spektakolar.

Girona renditet në vendin e parafundit dhe në përballjen tjetër do të masë forcat me Oviedon.

 

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net