Maratona Nderkombëtare e Tiranës, dominojnë atletët kenianë
U mbyll këtë të diele edicioni i 9 i Maratones Nderombetare te Tiranes. Aktivitet i kthyer në traditë tashmë në kryeqytet solli në Tiranë mbi 5000 vrapes nga më shumë se 50 vende të botës, që garuan në garat 42 km, 21 km dhe 10 km. Dominues në këtë maraton ishin atleten kenian.
Ka përfunduar Maratona e Tiranës. Kryeqyteti mbylli mes sukës edhe këtë edicion të nëntë. Triumfuan kenianët, ku fitues për kategorinë e parë u shpall Benard Kiprotich.
Në edicionin e saj të nëntë, kjo garë prestigjioze mblodhi mbi 5 mijë vrapues nga rreth 50 vende të botës, të cilët do të masin forcat në distancat 42 km, 21 km dhe 10 km, duke e kthyer kryeqytetin shqiptar në një festë të vërtetë të sportit dhe energjisë.
Sportistët nga Kenia ishin ata që dominuan në Kategorinë Maratonë (42 KM) si për meshkuj edhe për femra. Keniani Benard Kiprotich Too u shpallk fitues i Maratonës për meshkuj me kohën 2: 21:35, i ndjekur nga bashkatdhetarët Derrick Chege Njoroge dhe Shedrack Kiptoo Kimaiyo. Paraqitje shumë të mirë bënë edhe atletët shqiptarë Ilir Kellezi dhe Altin Vorpsi, që mbyllën garën respektivisht në vendin e 8-të dhe të 9-të.
Edhe për femra dominuan sportistet nga Kenia. Chelangat Sang fitoi Maratonën, e ndjekur nga Rose Jepchumba. Blerina Bregu u rendit e 4-ta në Maratonën për femra.
Sportistët kenianë dominuan edhe gjysmë Maratonën (21 KM) duke zënë vendet e podiumit si në meshkuj edhe në femra.
© BalkanWeb