Sun, Oct 19, 2025

E paprecedentë, tifozët e Kosovës detyrojnë federatën sllovene të marrë vendimin drastik

  • PublishedOctober 19, 2025

E paprecedentë, tifozët e Kosovës detyrojnë federatën sllovene të marrë vendimin drastik

Kosova do të luajë më datë 15 nëntor përballë Sllovenisë. Transferta mund t’i sigurojë “dardanëve” vendin në fazën “play-off” për Botërorin 2026. Kështu do të mjaftonte vetëm një barazim.

Situata është e paprecedentë për federatën sllovene, që për herë të parë dje pasi nisi shitjen e biletave u detyrua ta pezullojë përkohësisht. Shkak janë bërë kërkesat e shumta që vijnë nga tifozët e Kosovës.

“Për blerjen e biletave në sektorin e mysafirëve, ju lutemi kontaktoni federatën e futbollit të ekipit mysafir. Gjatë blerjes së biletave në sektorin për tifozët sllovenë, duhet të respektohen rreptësisht të gjitha rregullat dhe udhëzimet e përcaktuara nga organizatori. Hyrja në stadium(përveç sektorit të mysafirëve) NUK do të lejohet me simbole të përfaqësueses së Kosovës”, njoftohet për blerjen e biletave.

Kështu të gjitha tashmë menaxhohen nga Federata e Futbollit të Kosovës. Megjithatë tashmë tifozët e Kosovës duken se kanë siguruar bileta në numër të konsiderueshëm, përderisa u pezullua shitja e tyre.

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net