Mon, Oct 20, 2025

VIDEO/ +2 para El Classicos, Reali bën detyrën në La Liga

  • PublishedOctober 19, 2025

VIDEO/ +2 para El Classicos, Reali bën detyrën në La Liga

Real Madrid vuan por fiton 0-1 ndaj Getafes në La Liga. Pavarësisht rasteve, Los Blancos nuk gjetën dot rrugën e rrjetës në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, ishte Kylian Mbappe që vendosi sfidën, me golin e tij në minutën e 80-të. Ekipi i Alonsos shkon me 2 pikë më shumë se Barcelona në El Classicon që do luhet në raundin tjetër në kampionatin spanjoll.

Në ndeshjet e tjera të La Liga, barazim 1-1 mes Celta Vigos dhe Sociedad, ndërsa Elche-Bilbao përfundoi pa gola. Vallecano mundi 0-3 Levanten.

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net