Mon, Oct 20, 2025

Një takim si në film: Si nisi romanca mes Dua Lipës dhe Callum Turner

  • PublishedOctober 20, 2025

Një takim si në film: Si nisi romanca mes Dua Lipës dhe Callum Turner

Dua Lipa dhe i fejuari i saj, aktori britanik Callum Turner, kanë një histori njohjeje që duket sikur është marrë direkt nga një film romantik. Së fundmi, aktori ka folur hapur për lidhjen e tyre në një intervistë për The Sunday Times, duke treguar se si u takuan për herë të parë dhe çfarë i bëri të ndiheshin menjëherë të lidhur me njëri-tjetrin.

Ai zbuloi se ishin ulur pranë njëri-tjetrit në ditëlindjen e një miku të përbashkët, ku edhe nisën të bisedonin. “U ulëm pranë njëri-tjetrit dhe kuptuam që po lexonim të njëjtën libër, që është çmenduri. Quhet ‘Trust’ [nga Hernán Díaz], dhe unë sapo kisha mbaruar kapitullin e parë. Ia thashë dhe ajo më pa dhe më tha: ‘Edhe unë sapo kam mbaruar kapitullin e parë.’ Unë i thashë: ‘Pra jemi në të njëjtën faqe.’”

Turner shtoi se gjithçka ndjeu si një skenë nga një film hollywoodian, dhe se “shenjat” ishin aty që në fillim.

Thashethemet për lidhjen nisën në vitin 2024, kur u panë bashkë në premierën e serialit Masters of the Air. Një muaj më vonë, ata u fotografuan duke shkëmbyer puthje në Los Angeles, duke konfirmuar lidhjen. Çifti u fejua në dhjetor 2024 dhe prej atëherë janë shumë të lidhur, ndonëse kanë zgjedhur të mbeten disi larg vëmendjes së madhe mediatike. Lajmin për fejesën e ndau vetë Dua në qershor të këtij viti.