Fatos Nano prej 2 javësh nën kujdesin e mjekëve, ish-kryeministri në gjendje të rëndë shëndetësore
Ish-kryeministri, Fatos Nano ka shfaqur sërish probleme shëndetësore dhe raportohet se ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Sipas burimeve, ai është shtruar në një spital privat prej datës 8 tetor dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të problemeve me mushkëritë.
Kujtojmë që ish-kryeministri ka shfaqur probleme shëndetësore edhe në të kaluarën.
Më 12 Shtator 2024, iu është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbën e thyer, ku i është vënë një protezë.
Gjithashtu Fatos Nano ka qenë shtruar edhe më parë në spital privat, në vitin 2023, ku kaloi disa javë në intubim për shkak të një komplikacioni pulmonar.
Themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë, tashmë është 73-vjeç, u tërhoq nga politika në vitin 2005, pas një karriere të gjatë.
Fatos Nano ka qenë tre herë kryeministër i Shqipërisë dhe ka drejtuar për 14 vjet Partinë Socialiste.