VIDEO/ Eminem dhe Katrina shihen bashkë për herë të parë
Pas javësh të tëra spekulimesh, duket se rrjeti më në fund ka marrë një “provë vizuale” që po bën xhiron e mediave botërore. Eminem, reperi legjendar i njohur për jetën e tij private të rezervuar, është parë në shoqërinë e stilistes së tij prej vitesh, shqiptares Katrina Malota, duke u futur në të njëjtën makinë pas një darke në një restorant të njohur në Detroit.
Pamjet, të publikuara fillimisht nga “TMZ”, janë bërë virale brenda pak orësh, me fansat që komentojnë se kimia mes tyre është mëse e dukshme. Sipas burimeve pranë mediave amerikane, Marshall Mathers (emri i vërtetë i reperit) dhe Malota janë bërë dukshëm më të afërt në muajt e fundit, pas një bashkëpunimi të gjatë profesional në skena, koncerte dhe xhirime videoklipesh.
Katrina Malota është një stiliste dhe make-up artiste me karrierë ndërkombëtare, e cila ka punuar me disa prej emrave më të njohur të industrisë muzikore si Snoop Dogg, Robin Thicke dhe 50 Cent. Pavarësisht kësaj, ajo ka ruajtur një profil të ulët në rrjete sociale, ashtu si edhe vetë Eminem, i cili prej vitesh ka shmangur çdo koment rreth jetës së tij personale.
Burime të afërta me çiftin pretendojnë se marrëdhënia e tyre nisi si miqësi profesionale, por me kalimin e kohës “ata u afruan në mënyrë natyrale”, siç e kanë përshkruar disa burime për “TMZ”.
As Eminem dhe as Katrina nuk kanë dhënë ende ndonjë reagim zyrtar, duke e lënë publikun të spekulojë nëse bëhet fjalë për një romancë të re, apo thjesht për një marrëdhënie të ngushtë pune.