Tue, Oct 21, 2025

“Një vit nga rrëmbimi kriminal i Ilir Metës” – Tedi Blushi: Proces farsë i urdhëruar nga Asambleja e PS

  • PublishedOctober 21, 2025

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar sot për njëvjetorin e arrestimit të presidentit të partisë, Ilir Meta (21 tetor 2024), duke e cilësuar një akt të pastër politik dhe me prova të montuara.

Ai nënvizon nëpërmjet një video-postimi në rrjetin social, se arrestimi jo vetëm ishte rrëmbim, por se u bë me urdhër nga tribuna e Asamblesë së PS-së.

“Mezi presim gjykimin dhe përballjen pas 8 vitesh hetimesh, për të çmontuar këtë proces farsë, të urdhëruar nga tribuna e Asamblesë së Partisë Socialiste, në mënyrë që i gjithë opinioni vendas dhe ndërkombëtar të mësojë të vërtetat e vetme”, shprehet Blushi mes të tjerash në reagimin e tij.

Ai thekson se ka zero fakte penale dhe prova dhe se të gjitha veprimet e kryera janë të paligjshme. Ai e shoqëron postimin edhe me pamje nga takimet e Ilir Metës me anëtarët e partisë.

Postimi i plotë i Tedi Blushit në Facebook:

“Një vit nga rrëmbimi kriminal i Ilir Metës, liderit patriot dhe burrit të shtetit me vizion!

Sot, më shumë se kurrë, ai qëndron si simbol i gjallë dhe frymëzues i Lirisë, Demokracisë, Qëndresës dhe Rezistencës ndaj së keqes dhe Narkoshtetit.

Kauza e tij është kauza e çdo shqiptari të ndershëm që nuk pranon padrejtësinë dhe shtetin e kapur nga krimi dhe korrupsioni.

Mezi presim gjykimin dhe përballjen, pas 8 vitesh hetimesh, për të çmontuar këtë proces farsë, të urdhëruar nga tribuna e Asamblesë së Partisë Socialiste, në mënyrë që i gjithë opinioni vendas dhe ndërkombëtar të mësojë të vërtetat e vetme:

ZERO fakte penale!

ZERO prova penale!

ZERO akte dhe vendime të paligjshme!

ZERO lekë dëm buxhetit të shtetit!

ZERO lekë të përfituara në shkelje të ligjit!

ZERO pasuri të paligjshme!

Malet tona më të larta janë simboli i pathyeshmërisë së Ilir Metës dhe Partisë së Lirisë!

LIRIA DO TË TRIUMFOJË! ME TY, ILIR META!”