Anxhela Peristeri flet hapur për dashurinë dhe tradhtinë në jetë: Akoma nuk kam veshur fustanin e bardhë
Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri, e ftuar në një intervistë, ka ndarë mendimet e saj për jetën personale, dashurinë dhe marrëdhëniet. Ajo ka treguar se pyetjet për martesën e shqetësonin më shumë në të kaluarën, por tani i pranon me një qetësi më të madhe. Sipas saj, pyetjet e tilla shpesh vijnë nga kurioziteti dhe dashuria e njerëzve, e jo nga dashakeqësia.
Në lidhje me tradhtinë, Anxhela ka zbuluar se e ka përjetuar këtë jo vetëm në marrëdhëniet e saj bashkëshortore, por edhe nga shoqëria.
“Dikur i përjetoja disi keq kur më pyesin për martesën, por tani nuk i përjetojë fare. Shumë shqiptar e bëjnë këtë pyetje edhe nga dashuria, jo nga dashakeqësia. Ashtu si të bëjnë përshtypje gjërat kur je 20 apo 25 vjeçe nuk të bëjnë kur je 40”, tha këngëtarja.
‘Më kanë tradhtuar. Mendojë që tradhtia vjen kur nuk je e lumtur. Ka edhe tradhti shoqërore. Shoqëria më ka tradhtuar shumë. Nuk më kanë bërë ndonjë gjëm të madhe. Me të gjithë artistët flas. Nuk i kam prishur ndonjëherë marrëdhëniet. Edhe kur e kuptoi “pucin” që po më bëhet nuk i jap shumë rëndësi”, u shpreh ajo.
“Akoma nuk e kam veshur fustanin e bardhë”, tha këngëtarja.