Wed, Oct 22, 2025

Të shtënat me armë zjarri pranë Kuvendit të Serbisë, Vuçiç: Akt terrorist, i motivuar politikisht

  • PublishedOctober 22, 2025

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç e përshkroi sulmin me armë zjarri pranë Kuvendit serb si një “akt terrorist të motivuar politikisht” nga një ish-punonjës i Sigurimit të Shtetit që synonte të shkaktonte panik në publik.

“Ishte vetëm çështje kohe para se të ndodhte,” shtoi ai.

Sipas detajeve të bëra publike nga presidenti serb, autori është 70 vjeç dhe ka qenë pjesë e Agjencisë Shtetërore të Sigurisë dhe Inteligjencës (BIA).

Ai është afruar pranë godinës së Parlamentit serb me një bidon me benzinë, me qëllim që t’i vinte flakën, ndërsa ishte i armatosur.

Autori i dyshuar i sulmit, i identifikuar si V.A. është arrestuar nga policia. Ai akuzohet për tentativë vrasjeje dhe krijim të rrezikut të përgjithshëm.

Gjithashtu, mediat bëjnë me dije se një zjarr ka shpërthyer në një nga çadrat e vendosura përpara ndërtesës së Kuvendit Kombëtar.