Arbana reagon pas komenteve për intervistën me Feron: Dëgjojeni përpara se të gjykoni
Arbana Osmani ka reaguar pas valës së komenteve dhe reagimeve që kanë shpërthyer në rrjete sociale, pas njoftimit se Fero do të jetë i ftuari i radhës në podcastin e saj “Mirmëbrëma YJE”. Në një postim në Instastory, moderatorja theksoi se e ka lexuar çdo reagim që ka qarkulluar lidhur me pjesëmarrjen e reperit, dhe se e respekton mendimin e secilit ndjekës, duke e marrë gjithë këtë debat si një shenjë vlerësimi për punën e saj.
“I kam lexuar të gjitha reagimet në rrjet në lidhje me pjesëmarrjen e Feros tek @mirembremajuve. E respektoj mendimin e secilit prej jush, dhe e marr si shenjë vlerësimi ndaj meje të gjithë këtë tymnajë; por besoj është e udhës që përpara se të gjithë të dalin në përfundime të nxituara, të dëgjojnë dhe të kuptojnë arsyen kryesore pas kësaj ftese,”- shkroi Arbana.
Moderatorja i ftoi ndjekësit që ta ndjekin episodin e plotë përpara se të formojnë mendimin e tyre, duke theksuar se gjithçka do të kuptohet nesër në mbrëmje.
“Nesër, ora 20:00 në kanalin tim në YouTube,” -përfundoi ajo, duke lënë të kuptohet se episodi do të zbulojë më shumë rreth motivit të intervistës me reperin, i cili prej kohësh është në qendër të vëmendjes për deklaratat dhe sjelljet e tij publike.
