Valë kritikash për zgjedhjen e Bad Bunny për shfaqjen e Super Bowl-it, komisioneri i NFL-së përgjigjet kështu!
Roger Goodell, komisioneri i Ligës Kombëtare të Futbollit Amerikan (NFL), ka reaguar ndaj kritikave që kanë shoqëruar njoftimin se artisti i njohur Bad Bunny do të performojë gjatë pushimit të pjesës së parë të finales së Super Bowl-it. Pavarësisht reagimeve të ndryshme, Goodell theksoi se nuk ka në plan të ndryshojë vendimin për të përzgjedhur këngëtarin.
“Nuk jam i sigurt nëse kemi zgjedhur ndonjëherë një artist pa pasur kritika apo reagime nga publiku,” tha ai. “Është sfidë kur ke qindra miliona shikues. Por ne duam të ofrojmë argëtim të lartë dhe Bad Bunny është një nga artistët më të njohur dhe me ndikim në botë.”
Performanca e Bad Bunny-t është veçanërisht e pritur, duke pasur parasysh mungesën e koncerteve të tij në SHBA gjatë viteve të fundit, si shenjë proteste ndaj politikave antiemigrantore të administratës Trump. Artistit i është frikësuar se koncertet mund të shërbenin si mjet për policinë për të kapur emigrantë ilegalë, gjë që do të rrezikonte sigurinë e fansave të tij.
Megjithatë, përmes shfaqjes në Super Bowl, që transmetohet drejtpërdrejt në televizion, Bad Bunny ofron mundësinë që adhuruesit ta shijojnë performancën e tij pa u ekspozuar ndaj ndonjë rreziku.
Kjo zgjedhje pasqyron edhe angazhimin e NFL-së për të sjellë artistë me ndikim global, që tërheqin audiencë të gjërë dhe kontribuojnë në vlerën e eventit më të madh sportiv në SHBA.