Thu, Oct 23, 2025

“Zgjedhjet nuk ishin as të lira dhe as të barabarta” – Ilir Meta pas raportit të OSBE/ODIHR: Fituesi përdori doping politik, tejkaloi çdo kufi!

  • PublishedOctober 23, 2025

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar sot pas raportit përfundimtar të paraqitur nga OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit.

Ai i cilësoi zgjedhjet si të pabarabarta, ku mungoi liria dhe fshehtësia, duke i krahasuar edhe me një “përdorim të shfrenuar të dopingut”

“Raporti i OSBE-ODIHR konstaton se zgjedhjet e 11 Majit nuk ishin as të lira, as të barabarta dhe as të fshehta. “Fituesi” e tejkaloi çdo kufi me përdorimin e shfrenuar të “dopingut”, tha ai.

Meta herë pas here ka reaguar për farsën elektorale të PS-së më 11 maj, teksa tashmë edhe gjetjen e raportit të OSBE/ODIHR vë në dukje disa prej këtyre shkeljeve të pretenduara nga opozita.

meta postimi