Fri, Oct 24, 2025

Dy avionë ushtarakë rusë shkelin hapësirën ajrore të Lituanisë, reagon presidenti Nauseda: Sjellje e pamatur dhe e rrezikshme

  • PublishedOctober 23, 2025

Dy avionë ushtarakë rusë kanë shkelur të enjten pasdite hapësirën ajrore të Lituanisë, përpara se të largoheshin pas vetëm 18 sekondash, njoftuan autoritetet lituaneze.

Presidenti i vendit, Gitanas Nausėda, e cilësoi incidentin si shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe të integritetit territorial të Lituanisë.

“Ky është edhe një shembull që konfirmon rëndësinë e forcimit të gatishmërisë së mbrojtjes ajrore evropiane”, theksoi ai në një deklaratë publike.

Nausėda bëri të ditur se Ministria e Jashtme e Lituanisë do të thërrasë përfaqësues të ambasadës ruse në Vilnius për të dorëzuar një notë proteste, duke dënuar “sjelljen e pamatur dhe të rrezikshme” të palës ruse.

Sipas burimeve të sigurisë, avionë luftarakë të NATO-s që patrullojnë nga Polonia u ngritën menjëherë për të reaguar ndaj kërcënimit dhe për të siguruar hapësirën ajrore të aleancës në rajon.