Skandali i Robert F. Kennedy Jr. dhe Olivia Nuzzi, flet për herë të parë bashkëshortja e tij!
Aktorja dhe komediane Cheryl Hines ka folur për herë të parë rreth skandalit të supozuar të bashkëshortit të saj, Robert F. Kennedy Jr., lidhur me mesazhet intime me gazetaren Olivia Nuzzi. Deklarata e saj erdhi pak javë pasi Nuzzi njoftoi se do të publikojë një libër ku do të rrëfejë gjithçka për ngjarjen.
Në një pjesë të podcastit të saj të ardhshëm, The Kate Miller Podcast, Hines tregoi si ka marrë vesh për skandalin, i cili dyshohet të ketë ndodhur gjatë mbulimit të fushatës presidenciale të RFK Jr. për zgjedhjet e 2024 për New York Magazine.
“Bobby ishte duke kandiduar për president, dhe ishte një periudhë e lodhshme një vit e gjysmë me tituj lajmesh, thashetheme, artikuj dhe kaos,” tha Hines. “Në atë kohë mendova, ‘Po mirë, është më shumë kaos dhe thashetheme.’ Ishte shumë për t’u përballuar.”
Pas skandalit, Olivia Nuzzi u vendos në leje nga puna dhe që atëherë ka qëndruar jashtë syrit publik. Megjithatë, së fundmi ajo është rikthyer në gazetari me një punë të re në Vanity Fair dhe me njoftimin për libërin e saj të ri rrëfyes.
Kur u pyet për ngjarjen në podcast, Hines, 60 vjeç, e cila është martuar me Kennedy, 71 vjeç, që nga viti 2014, e minimizoi skandalin dhe dha disa përgjigje subtile që dukeshin si thumbime për Nuzzi, 32 vjeç.
Deklaratat e Hines duket se tregojnë një përpjekje për të menaxhuar situatën dhe për të ruajtur privatësinë e familjes, ndërkohë që historia pritet të marrë dritë të plotë me publikimin e librit të Nuzzi.
