Thu, Dec 25, 2025

Alaudin Hamiti zbulon detaje të reja rreth sezonit të katërt të Big Brother VIP Kosova

Alaudin Hamiti zbulon detaje të reja rreth sezonit të katërt të Big Brother VIP Kosova
  • PublishedOctober 24, 2025

Moderatori dhe autori i formatit Alaudin Hamiti, ka reaguar sot pas pyetjeve të shumta nga fansat rreth nisjes së sezonit të katërt të Big Brother VIP Kosova (BBVK4).

I pyetur direkt nga ndjekësit, Hamiti shpjegoi se ende nuk ka një datë zyrtare të nisjes, duke theksuar se çdo informacion që nuk vjen nga faqja zyrtare e Big Brother apo nga Klan Kosova nuk duhet marrë si i saktë. “Çka t’ju them mo, çka t’ju them, përveç që së shpejti. Edhe asnjë datë që është duke u publiku nuk është zyrtare. Por Big Brother, së shpejti!”, u shpreh moderatori, duke i lënë fansat në pritje të detajeve finale.

Sipas burimeve, BBVK4 pritet të nisë përgjatë muajit nëntor, duke shënuar herën e parë që një sezon i formatit kosovar fillon në këtë muaj. Historikisht, sezoni i parë pati premierën më 5 dhjetor 2022, ndërsa sezonet e dyta dhe të treta u nisën në javën e tretë të tetorit. Ndryshimi i datës pritet të krijojë një vijueshmëri optimale për programin deri në prag të pranverës.

Hamiti, i njohur si Dini, është i njohur për prezencën e tij aktive në media dhe për ndërveprimet e vazhdueshme me fansat. Reagimi i tij vjen në një moment kur ndjekësit janë veçanërisht të etur për informacione mbi pjesëmarrësit dhe zhvillimet e reja të formatit, duke treguar se interesi për BBVK vazhdon të jetë i lartë.

Fansat e Big Brother VIP Kosova mund të presin surpriza dhe dinamika të reja, ndërsa nisja e sezonit të katërt pritet të sjellë edicionin më emocionues deri më tani.