Sat, Oct 25, 2025

Vllaznia triumfon në “Klasike”, zhyt Tiranën drejt fundit, fitojnë edhe Elbasani e Dinamo

  • PublishedOctober 25, 2025

Vllaznia mbetet një “makth” për Tiranën, me “Klasikën” që “vishet” sërish kuqeblu. Prej më shumë se 2 vitesh, bardheblutë nuk njohin fitore ndaj shkodranëve, një trend që mbetet në fuqi edhe këtë sezon. Në “Loro Boriçi” u zhvillua një sfidë spektakolare, 4 gola të shënuar, raste pafund për shënim, karton i kuq dhe shumë rivalitet, në fund ekipi i Edi Martinit triumfoi me rezultatin 3-1 duke ruajtur të vetëm kreun e klasifikimit në kuotën e 19 pikëve. Martini nuk e fshehu gëzimin për këtë sukses, me bukura në sytë e tij këtë sezon.

Më shumë se sa Vllaznia, “makthi” më i madhe për Tiranën mbetet një ish i famshëm si Bekim Balaj, me kapitenin që nuk mungoi as këtë herë në apel me një gol shumë të rëndësishëm. Për Balaj, suksesi ndaj Tiranës ka gjithnjë një shije të veçantë.

Rikthehet te fitorja këtë javë edhe Elbasani, me ekipin e Gvozdenovic që triumfoi 2-1 përballë Bylis, një ndeshje e luftuar fort, por që në fund për teknikun e verdhebluve rendësi kishin vetëm pikët e plota pas tre ndeshjeve radhazi pa fitore.

Me 3 pikë nga java e 8-teë doli edhe Dinamo, me ekipin e Ilir Dajës që mposhti Vorën me rezultatin 2-0.

()

 


AlbaniaNet