Shqipëria në Botëror, merr “bekime” nga… Barcelona! Zbulohet programi i Kombëtares, ja kur ndahen biletat
Kombëtarja sh qiptare do të lua jë dy ndeshjet e fundit kualifikuese për në Botëror, ku në datën 13 nëntor do të përballet në transfertë me Andorrën dhe vetëm 3 ditë më vonë, do të presë në “Air Albania” skuadrën e Anglisë.
Kuqezinjtë kanë shansin më të mirë në histori për të shkuar për herë të parë në “Play Off” të Kupës së Botës, teksa ndaj Andorrës mund të vendosen përfundimisht fatet e rrugëtimit tonë, gjithmonë duke u lidhur edhe me ndeshjen Angli-Serbi.
SKENARI- Shqipëria duhet të fitojë në Andorra dhe nga ana tjetër, Anglia duhet të fitojë ndaj Serbisë, në mënyrë që kuqezinjtë të blindojnë matematikisht vendin e dytë dhe në sfidën ndaj Anglisë në “Air Albania”, do të ishte festë pavarësisht rezultatit. Padyshim që për kuqezinjtë do të ishte një arritje e madhe, pas dy kualifikimeve në Europian.
AXHENDA- Trajneri Silvinjo do të bëjë publike listën e lojtarëve në javën e parë të muajit nëntor. Në datën 7 ose 8 nëntor, do të publikohen lista e futbollistëve, teksa grumbullimi do të nisë të dielën e datës 9 nëntor. Kuqezinjtë do të grumbullohen në Barcelonë, për shkak të distancës së afërt mes qytetit katalanas dhe Andorrës.
Duke qenë se nuk ka fluturime direke dhe aeroporte pranë Andorrës, është menduar që të bëhet ky grumbullim në mënyrë që të jenë sa më pranë me vendin ku do të luhet sfida. Në datën 10 nëntor, ekipi do të zbresë në fushën e blertë për të zhvilluar seancën e parë stërvitore dhe pritet që grupi të jetë i plotë pasi ndeshjet luhen në fundjavë. Skuadra do të qëndrojë deri në ndeshjen ndaj Andorrës dhe në datën 14 nëntor, ekipi do të kthehet në Tiranë për të nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Anglisë, e planifikuar të luhet më 16 nëntor, ora 18:00.
SHKRIMIN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT
ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL
