Sat, Oct 25, 2025

Hailey Bieber pranon se nuk e rrit e vetme djalin

  • PublishedOctober 25, 2025

Hailey Bieber ka folur hapur për jetën e saj si nënë dhe për ndihmën që merr në përkujdesjen ndaj djalit të saj, Jack Blues. Gjatë një interviste në podcastin In Your Dreams with Owen Thiele, themeluesja e “Rhode Beauty”, 28 vjeç, u shpreh se ka një ekip që e ndihmon me kohë të plotë dhe se nuk ndihet aspak në siklet ta pranojë këtë.

“Kam ndihmë. Kam ndihmë me kohë të plotë dhe nuk jam aspak e turpëruar ta them këtë,” – tha Hailey. “Nuk do ta fshihja kurrë faktin që kam ndihmë, sepse pa të nuk do të mund të kisha karrierën që kam dhe të bëja gjërat që bëj. Jam shumë mirënjohëse për këtë.”

Modelja shtoi se djali i saj është gjithmonë në kujdesin e saj ose të bashkëshortit, Justin Bieber.

“Nëse nuk është me mua, është me babain e tij. Ai gjithmonë është me njërin prej nesh, me familjen ose me kumbaret e tij,” – shtoi ajo.

Hailey gjithashtu zbuloi se dëshiron të ketë më shumë fëmijë në të ardhmen:

“E di që dua më shumë se një,” – pranoi ajo.

Modelja 28-vjeçare foli me dashuri për rolin e saj si nënë:

“E dija gjithmonë që doja të isha nënë. Që kur isha e vogël, e kam imagjinuar veten me fëmijë,” – tha ajo. “Tani që jam bërë nënë, e kuptoj se çdo vendim që dikush merr për të pasur ose jo fëmijë është krejtësisht i vlefshëm dhe për t’u respektuar.”

Ajo pranoi se në fillim ndjeu frikë dhe pasiguri, pasi të bëheshe nënë në moshën 27-vjeçare i dukej “sfiduese”.

“Kishte momente frike. Nuk dija çfarë të prisja, por çdo ditë mësoj diçka të re për mënyrën si të jem nënë dhe çfarë është më e mira për djalin tim,” – rrëfeu Hailey.

Çifti ka në plan të ndajë dashurinë për udhëtimet edhe me vogëlushin e tyre.

“Duam që Jack të rritet duke udhëtuar, në vende të ndryshme. Kështu jam rritur edhe unë dhe më ka mësuar shumë,” – përfundoi ajo.