Hailey Bieber rrëfen sekretin e bukurisë: Nuk kam bërë Botox
Hailey Bieber ka treguar një qasje të sinqertë dhe të balancuar ndaj bukurisë natyrale. Në një intervistë të fundit, modelja dhe sipërmarrësja 28-vjeçare foli hapur për prindërimin krah Justin Bieber, mënyrën si përballet me presionin publik dhe për vendimin e saj për të mos përdorur ende injeksione estetike.
“Nuk kam bërë Botox në fytyrë, përveç se te nofulla, për shkak të TMJ,” – zbuloi Hailey, duke iu referuar çrregullimit të kyçeve temporomandibulare që lidhin nofullën e poshtme me kafkën, një problem që shpesh shkakton dhimbje dhe tension.
Modelja shtoi se e ka marrë një vendim personal për të mos eksperimentuar me ndërhyrje estetike deri në një moshë më të pjekur:
“I kam premtuar vetes që nuk do të bëja Botox derisa të arrija të tridhjetat. Kur t’i mbush, do të vendos nëse dua ta bëj.”
Hailey rrëfeu se frymëzimin për ta ruajtur lëkurën natyralisht e ka marrë nga nëna e saj, Kennya Baldwin, e cila në moshën 57-vjeçare nuk ka bërë asnjë injeksion.
“Mami im nuk i ka bërë asgjë lëkurës së saj dhe duket fantastike.”
Si themeluese e markës së njohur të kujdesit për lëkurën “Rhode”, Hailey është e njohur për pasionin e saj ndaj trajtimeve jo invazive dhe produkteve që ushqejnë lëkurën natyrshëm. Ajo tregon se preferon trajtimet me PRP (Platelet-Rich Plasma), ku gjaku i vetë pacientit përdoret për të rigjeneruar lëkurën.
“Më pëlqen PRP me microneedling. Është një nga trajtimet e mia të preferuara, sepse ndihmon qelizat të rigjenerohen në mënyrë natyrale.”
Një tjetër metodë që ajo përdor është PRF (Platelet-Rich Fibrin), e njohur edhe si EZ Gel:
“Marrin gjakun tënd, e nxehin dhe e ftohin derisa të bëhet xhel, pastaj e injekton. E kam përdorur në vijat e buzëqeshjes dhe te rrathët e syve.”
Për Hailey-n, trajtimet që bazohen në elementë natyralë të trupit janë më të sigurta dhe më të besueshme se injeksionet me substanca sintetike.
“Kur di që vjen nga trupi yt, ndihesh më e qetë.”
