“Jam krenar për këta djem!”- Aktori George Clooney bën “humor të zi” për grabitjen e Luvrit dhe njofton nisjen e xhirimeve të “Oceans’s 14”
Aktori hollivudian George Clooney, ka komentuar me humor “të zi” grabitjen e bizhuterive në Muzeun e Luvrit, duke u “deklaruar krenar për autorët”.
YTlli i kinemasë e krahasoi grabitjen e fundit me grabitjet e filmave në serialin “Ocean’s”, ku luan dhe vetë rol kryesor. Duke folur të enjten në mbrëmje, më 23 tetor, në premierën e filmit të tij të ri “Jay Kelly” në festivalin AFI, Clooney tha duke buzëqeshur, se ndihej “krenar” për autorët.
“Nëse je një grabitës profesionist, si unë… Jam shumë krenar për këta djem”, bëri shaka ai, duke iu referuar rolit të tij si Danny Ocean, udhëheqësi i grabitësve të filmave në trilogjinë e famshme “Ocean’s”.
Kur u pyet nëse kjo grabitje mund të ishte një frymëzim për një film të ri, ai u përgjigj me të qeshur:
“Mendoj se duhet ta grabisim Luvrin”.
Raporti i tij erdhi disa ditë pas grabitjes që ndodhi në muzeun e Luvrit në Paris, kur hajdutët hynë me forcë mëngjesin e së dielës, më 19 tetor, dhe vodhën tetë xhevahire të paçmuara, me vlerë që shkon në 88 mln euro, bizhuteri të ish-perandorit Napoleon Bonaparti.
Clooney dukej i impresionuar nga mënyra se si ata arritën ta përfundonin grabitjen “në mes të ditës”.
“Ishte fantastike. Pyes veten nëse do t’i kapin. Duket se bënë një punë mjaft të mirë duke ikur”, tha ai.
Siç tha ai, skenari është gati dhe prodhimi është “në formë të shkëlqyer. Tani na mbetet vetëm të koordinojmë oraret tona”, tha ai.
