Risia e Silvinjo mbyll kampionatin mbresëlënës në krye të golashënuesve, por humbet në finalen e madhe
Astana pati sot një transfertë historike përballë Kairat Almatit, që u shpall kampion. Ekipit të Nazmit Gripshit i duhej fitorja, por nuk shkoi më shumë se barazim 1-1.
Gripshi me shokë po ëndërronin pas 45 minutave të para. Ishte pikërisht risia e Silvinjos për ndeshjet e tetorit, që asistoi për Tomasov. Ky i fundit dërgoi topin në rrjetë.
Kairat Almati reagoi në pjesën e dytë. Goli i Satpaev mjaftoi për të siguruar pikën e nevojshme, që i fitonte trofeun më të rëndësishëm në vend.
Gripshi mbyll kampionatin mbresëlënës për të, pikërisht në krye të golashënuesve. Plot 16 gola të shënuar dhe 7 asistime regjistroi fantazisti i Kombëtares në 26 javë.
