Rovena Stefa për BBVK: Në finale kanë shkuar njerëz që publiku nuk i ka dashur
Këngëtarja e njohur Rovena Stefa, një nga emrat më të komentuar të edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, ka folur së fundmi për eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme gjatë një interviste në emisionin “The Elite Way”, me moderatoren Elita Rudin.
Në bisedë, Stefa është ndalur tek rrugëtimi i saj në spektakël dhe mënyra si, sipas saj, është zhvilluar gara drejt finales. E pyetur nga moderatorja pse nuk arriti deri në fund, këngëtarja u përgjigj hapur:
“Aty duhet me e pyet produksionin për këtë gjë. Aty kuptohet qartë që kanë shkuar në finale edhe njerëz që nuk i ka dashur publiku, madje kanë qenë të urryer nga publiku dhe nuk i kanë çuar vota”, u shpreh ajo.
Rovena shtoi se, sipas mendimit të saj, votat e publikut nuk kanë qenë transparente dhe se konkurrentët nuk kanë pasur mundësi të shohin rezultatet reale.
“Tani unë duhet të bëj një gjyq ku janë votat e mia, nuk e kemi atë kontroll. Tani të flasim drejtpërdrejt, kontrolli mbi votat nuk është, as publiku nuk i ka parë”, tha ajo me sinqeritet.
Deklaratat e saj kanë ngjallur diskutime të reja rreth mënyrës si funksionon sistemi i votimit në reality show, duke rikthyer në vëmendje pyetjen për transparencën e garës në formatet televizive të këtij lloji.
