Mon, Oct 27, 2025

Juve në krizë totale, Lazio “zhyt” Tudor: E ardhmja? Nuk më plas fare…

  • PublishedOctober 27, 2025

8 ndeshje pa fitore mes Serie A dhe Champions janë shifrat jashtëzakonisht shumë negativ, me Juven që vijon rënien e lirë, pas javës së 8-të e sheh veten në vendin e 8-të në kuotën e 12 pikëve. “Zonja e Vjetër” pësoi një tjetër disfatë të rëndë përballë Lazio-s, e treta radhazi që “shkund” edhe një herë në themel stolin e Igor Tudor.

Në kryeqytet, Maurizio Sarri, një ish i famshëm i Juves, triumfoi 1-0 me Lazion e tij, një ndeshje e vendosur shpejt që në minutën e 9-të ku Basic me një goditje të fortë nga distanca kaloi Lazion në avantazh. Dyshja e përzgjedhur nga Tudor në këtë takim, Vlahovic-David nuk arritën për asnjë moment të ishin kërcënues në zonën e Lazios, kjo ishte ndeshja e katërt radhazi që “Zonja e Vjetër” nuk arrin të shënojë qoftë dhe një gol. As pesë zëvendësimet në pjesën e dytë nuk kishin asnjë efekt për Tudor, me Juven që doli “duar bosh” nga kryeqyteti duke vendosur në dyshim të fortë projektin e këtij sezoni:

  • foto galeri
  • foto galeri

“Juve është përtokë”, shkruan La Gazzetta në faqen e parë. “Tudor drejt fundit, Lazio zhyt kroatin”, ishte titulli kryesor i Corriere dello Sport. Pranon momentin e vështirë që po kalon ekipi Igor Tudor:

“Është një moment i shëmtuar, i vështirë, por duhet të jemi të bashkuar, të punojmë më shumë së bashku. A ndihem i sigurt në stol? Të gjithë më bëjnë këtë pyetje, por unë nuk mendoj për veten time, as më plas fare për të ardhmen time, përpiqem vetëm të jem i kthjellët përpara problemeve që na shfaqen”, u shpreh Tudor.

()