Mon, Oct 27, 2025

Kryeministri Edi Rama në Arabinë Saudite, takim me Kryeministri Edi Rama për forcimin e bashkëpunimit ekonomik

  • PublishedOctober 27, 2025

Kryeministri Edi Rama është pritur sot nga Princi Mohammed bin Abdulrahman bin Abdulaziz, Zëvendësguvernatori i Riadit.

Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës zyrtare të Kryeministrit Rama në Arabinë Saudite, ku u diskutuan mundësitë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, investues dhe kulturor mes dy vendeve.

Edi Rama, Princi Mohammed bin Abdulrahman bin Abdulaziz (3)

Rama është pjesëmarrës në edicionin e 9-të Future Investment Initiative (FII), platformës Globale që përcakton axhendën e Investimeve në botë, që mbahet në Riad, Arabinë Saudite.

Forumi bën së bashku liderë politikë, investitorë globalë dhe inovatorë,  në një dialog mbi të ardhmen e investimeve në botë, gjetjen e zgjidhjeve të reja dhe ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit.

Edi Rama, Princi Mohammed bin Abdulrahman bin Abdulaziz (4)Edi Rama, Princi Mohammed bin Abdulrahman bin Abdulaziz (2)