Shumë arbitra me llogari bastesh të hapura, në Turqi nisin hetimet
Federata e futbollit të Turqisë do të nisë veprime disiplinore kundër gjyqtarëve, për të cilët u zbulua se kishin vënë baste në ndeshje futbolli.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, shumë prej arbitrave posedonin llogari bastesh, çka bëri që institucionet përkatëse të nisnin hetim.
Presidenti i Federatës, Ibrahim Haciosmanoglu theksoi se bazuar në të dhëna nga institucionet shtetërore, u mësua se 371 nga 571 gjyqtarë aktivë në ligat profesionale të Turqisë kishin llogari bastesh dhe 152 prej tyre luanin bixhoz aktivisht.
“Si federatë, ne filluam duke pastruar oborrin tonë,” tha Haciosmanoglu, në një konferencë për shtyp në Stamboll.
“Midis atyre që u gjetën se kishin llogari bastesh ishin shtatë gjyqtarë të nivelit të lartë, 15 asistentë të nivelit të lartë, 36 gjyqtarë të klasifikuar dhe 94 asistentë të klasifikuar.”
