Tue, Oct 28, 2025

Deputetja e PD, Ina Zhupa: Qeveri arrogante! I vunë gjobë 4 milionë euro “Prestige Resort” 3 vite pasi e shemben

  • PublishedOctober 28, 2025

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar qeverinë për represion ndaj bizneseve dhe mediave, duke përmendur rastin e “Prestige Resort” si shembull të abuzimit me pushtetin.

Në fjalën e saj në Parlament, Zhupa kujtoi se pas shembjes së resortit tre vite më parë, autoritetet kanë vendosur një gjobë prej 4 milionë eurosh ndaj subjektit, ndonëse objekti ishte tashmë i prishur.

“Pasi shembën Prestige Resort tre vite më parë, para 2 javësh i vunë edhe një gjobë prej 4 milionë euro, pasi e kishin shembur. Qytetari polak që po bënte pushimet në ‘Prestige Resort’ e ka çuar Shqipërinë në Strasburg dhe ka fituar sepse u ndesh përballë represionit të shtetit. Por nuk çan kokën kryeministri sepse e di që me drejtësinë në vend duhen 20 vjet për të marrë drejtësi dhe për të fituar të drejtën biznesi, media apo qytetari”, tha Ina Zhupa në Parlament.

Zhupa tha se “kjo e ka bërë shtetin dhe qeverinë më arrogante pasi nuk ka një sistem përballë që mund të vërë drejtësi”.