Tue, Oct 28, 2025

Përplasi për vdekje 17-vjeçarin që po kthehej nga puna, arrestohet drejtuesi i “Porsche”

  • PublishedOctober 28, 2025

Vihet në prangat e policisë 32-vjeçari që përplasi për vdekje 17-vjeçarin në Vlorë.

Aksidenti i rëndë ku humbi jetën 17-vjeçari Leandro Shametaj, ndodhi rreth orës 00:15, në bulevardin “Ismail Qemali”, ku 32-vjeçari me iniciale H.B duke drejtuar automjetin tip “Porsche”, u përplas me motomjetin tip “Trinity”, me drejtues 17 vjeçarin, i cili si pasojë, ka ndërruar jetë.

Uniformat blu bëjnë me dije se 32-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur.

Burime për News 24 bëjnë me dije se 17-vjeçari po kthehej nga puna, ku punonte si kamarier, kur u përplas për vdekje nga një automjet tip “Porsche”, që dyshohet se lëvizte me rreth 200 km në orë.

Ndërkohë gjyshi i 17-vjeçarit ka deklaruar për News24 se familjarët kanë 8 orë që presin në morg, dhe se deri më tani nuk është paraqitur as mjeku ligjor dhe as prokurori.

Njoftimi i Policisë