Tue, Oct 28, 2025

Pas shtyrjes së seancës ndaj saj dhe Ilir Metës në GJKKO, flet Monika Kryemadhi: Jemi në hetim paraprak

  • PublishedOctober 28, 2025

Ish-bashkëshortja e Ilir Metës, njeheresh ish kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi ka reaguar për mediat, pas shtyrjes së seancës ndaj saj dhe Presidentit e PL në GJKKO.

Seanca ndaj Ilir Metës u shty sot sërish për shkak të mungesës së avokatit të Monika Kryemadhit, ndërkohë mësohet se SPAK ka sjellë edhe prova të reja.

Kryemadhi tha për mediat se shtyrja e seancës është qesharake dhe e dhimbshme.

Monika Kryemadhi shpjegoi se ajo vetë, Ilir Meta, nëna e saj Fatime Kryemadhi dhe personat e tjerë të përfshirë në dosje vazhdojnë të jenë në hetim paraprak, pasi Prokuroria nuk ka mbyllur hetimet ndaj tyre.

“Siç e tha edhe avokati, që vazhdon hetimi dhe në qoftë se dosja hetimore duhet të ishte mbyllur më 27 korrik. Prokuroria vazhdon heton thërret dëshmitarët, merr letër porosi. Pra do të thotë se hetimi për zotin Meta, Monika Kryemadhin, mamanë time dhe të tjerët nuk paska mbaruar por vazhdon. Kjo do të thotë që ne vazhdojmë jemi në hetim paraprak”, u shpreh ajo.

Monika Kryemadhi: Është sa e dhimbshme por edhe qesharake, që normal që sot ne jemi në këtë standart për shkak të asaj gjëje që ndodh edhe sot në këtë Gjykatë edhe në sistemin tonë të drejtësisë. Siç e tha edhe avokati, që vazhdon hetimi dhe në qoftë se dosja hetimore duhet të ishte mbyllur më 27 korrik, Prokuroria vazhdon heton thërret dëshmitarët, merr letër porosi. Pra do të thotë se hetimi për zotin Meta, Monika Kryemadhin, mamanë time dhe të tjerët nuk paska mbaruar por vazhdon. Kjo do të thotë që ne vazhdojmë jemi në hetim paraprak.