Tragjike/ Portieri i Interit, Martinez aksidenton për vdekje një të moshuar
Skuadra e Interit do të kërkojë të rikthehet drejt rezultateve positive pas humbjes ndaj Napolit, teksa të mërkurën në mbrëmje do të presin në “San Siro” skuadrën e Fiorentinës. Tekniku Kivu pritet të mos aplikojë asnjë rrotacion me titullarët që do të zbresin në fushë për të marrë maksimumin.
I vetmi rrotacion do duhet të jetë në portë, teksa nga minuta e pare në vend të Sommer, pritet të luajë spanjolli Joseph Martinez, por mëngjesin e kësaj të hëne portieri i Interit është përfshirë në një aksident me pasojë vdekjen ndaj një të moshuari. Martinez ka qenë duke drejtuar makinën e tij, teksa në rrugë I është shfaqur një I moshuar 81 vjeçar me karrocë elektrike, që I ka prerë rrugën.
Përplasja ka qenë e pashmangshme, ndërsa i moshuar ka gjetur vdekjen në vend. Martinez është ndaluar teksa po merret në pyetje nga autoritetet italiane lidhur me këtë episode, ndërsa nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës për sfidën e së mërkurës.
