Wed, Oct 29, 2025

Tabela/ Garë e ngushtë mes Ogerta Manastirliut dhe Florjan Binajt për kryetar të Bashkisë së Tiranës! Si orientohet vota e kryeqytetasve!

  • PublishedOctober 28, 2025

Anketa e parë e Notosondaggi në News24 ka treguar se si orientohet vota e kryeqytetasve për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, kjo pas shkarkimit të Erion Veliajt.

Sipas qytetarëve të pyetur nga instituti otalian i Antonio Notos, duket se gara në Tiranë ndahet me një rezultat të ngushtë mes Ogerta Manastirliut dhe Florjan Binajt.

Sipas të anketuave, mbështetja për Ogerta Manastirliun e cila mbështetet nga PS, varion në 44% të votuesve të anketuar. Kjo mbështetje llogaritet mes 42 % minimalja dhe maksimalja shkon deri në 46 për qind.

Sa kaq, Florjan Binaj duket se është kandidat potencial me një diferencë të ngushtë me Ogerta Manastirliun.

Sipas sondazhit, orientimi i votës tregon se Florjan Binaj rezulton të ketë një mbështetje deri në 42 për qind.

Sipas të pyeturve mbështetja për Florian Binajn varion nga 40 % deri në 44 për qind.

Kujtojmë që Florjan Binaj është kandidat i pavarur, por që mbështet nga opozita, Partia Demokratike, Mundësia, Nisma Thurje dhe Lëvizja Shqipëri Bëhet.

Ndërkaq, Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë sipas anketimit të Notos, rezulton të ketë një mbështetje në rreth 15 % të të anketuarve në Tiranë. Përkrahja ndaj Qorit varion nga 11.5 deri në  13.5 %.

Kurse për komunistin, Marko Dajti 1.5 % duket se është mbështetja që mund të sigurojë. Në rastin më të mirë deri në 2.5 për qind.

bashkia tirane sondazhi rezultari final