VIDEO/ Milan dhe Atalanta ndajnë pikët, barazim me gola
Barazim 1-1 mes Milanit dhe Atalantës, në ndeshjen e Serie A. Kuqezinjtë shënuan të parët me Riccin, pas katër minutash lojë.
Bergamaskët reaguan dhe rikthyen ekuilibrin me Lookman, me një goditje të bukur. Pjesa e dytë ishte mjaft interesante, por mungoi goli.
Milan është në vendin e 3-të me 18 pikë. Në ndeshjen tjetër; ekipi i Allegrit do përballet me Romën.
Atalanta është në vendin e 7-të dhe ka 12 pikë. Në sfidën tjetër, ekipi i Juric përballet me Udinesen.
Ademola Lookman BUTEUR face au Milan. ❤️🇳🇬
— Sport News Africa (@snewsafrica) October 28, 2025
