Meriton Mjekiqi sërish pjesë e Big Brother VIP?
Moderatori dhe ish-banori i “Big Brother VIP”, Meriton Mjekiqi, ka bërë një deklaratë të fortë sot gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Goca dhe Gra”. I pyetur nëse do të pranonte të rikthehej sërish në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë, Meriton nuk e përjashtoi mundësinë, duke lënë të kuptohet se një rikthim i tij do të varej nga rrethanat dhe motivimi personal.
“Po, do të rikthehesha nëse do të kisha një arsye shumë të fortë. Do ta bëja, por jo siç e kam bërë më parë,” u shpreh ai me sinqeritet, duke shtuar se eksperienca e kaluar i ka mësuar shumë dhe se sot do ta përjetonte ndryshe.
Deklarata e Mjekiqit ngjalli menjëherë interes në publik, veçanërisht mes fansave të “Big Brother VIP”, të cilët kanë shprehur kureshtjen nëse formati do të sjellë një sezon të ri me ish-banorë.
Meriton Mjekiqi, i njohur për energjinë dhe komunikimin e drejtpërdrejtë, ishte një nga personazhet më të komentuar gjatë kohës që ndodhej në shtëpi. Ai u përfol për marrëdhëniet e tij me disa banorë,për mënyrën si përballoi sfidat e lojës, po ashtu dhe lidhjen me gazetaren e njohur Ilnisa Agolli e cila lindi brenda mureve të shtëpisë dhe zgjati pak kohë pas përfundimit të formatit.
