FOTO+EMRI/ Identifikohet i riu që humbi jetën pas një aksidenti me motor në Tepelenë
Ergest Qenani është 25-vjeçari, i cili humbi jetën në një aksident mbrëmjen e kaluar në Tepelenë.
Sipas policisë, aksidenti ndodhi në rrugën “Tepelenë-Bënç”, ku i riu duke drejtuar motomjetin, dyshohet se humbi kontrollin dhe u rrëzua.
Menjëherë u transportua për në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por si pasojë e plagëve të marra 25- vjeçari ndërroi jetë.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
