Kualifikim në çerekfinale, Arsenal, City dhe Chelsea kalojnë më tej në CARABAO Cup
Arsenal, City dhe Chelsea nuk gabuan në sfidat e tyre të vlefshme për raundin e 1/8 të Kupës së Ligës në Angli. “Topçinjtë” mundën pastër 2-0 në “Emirates” ekipin e Brighton. Vendasit e derjtuar nga Arteta vuajtën vetëm për një pjesë, ndërsa zgjidhën gjithçka në fraksionin e dytë, falë golave të Nwanerit dhe Saka.
Sukses të pastër arriti edhe skuadra e Manchester Cityt, që në transfertë mundi 1-3 Swansea. Miqtë e panë veten në disavantazh pas golit të Franco, por reagimi ishte i menjëhershëm.Fillimisht erdhi barazimi me Doku 6 minuta nga fundi i pjesës së parë, ndërsa në fraksionin e dytë, të besuarit e Pep Guardiolës gjetën edhe dy here të tjera golin me Marmoush dhe Cherki, duke siguaruar kualifikimin për në çerekfinale.
Kualifikim që mundi ta arrijë edhe skuadra e Chelsea, me londinezët që triumfuan 3-4 ndaj Wolverhampton në transfertë. “Blutë” e Londrës rrezikuan shumë të mos fitonin një ndeshje që e kryesonin 0-3 në pjesë e pare falë golave të Santos, George dhe Estevao. Por vendasit gjetën force në fraksionin e dytë duke shkuartuar diferencën e golave në 2-3, përpara se Gittens të shënonte golin e 4 për skuadrën e Enzo Marsecës, që I dhuron kualifikimin për në çerekfinale të CARABAO Cup.
