Fri, Oct 31, 2025

Gara e ashpër për klikime, Arbana Osmani vs. Grida Duma, “kurban” Elsa Lila

  • PublishedOctober 30, 2025

Një “përplasje” mediatike është vënë re sot mes dy emrave të njohur të ekranit shqiptar, Arbana Osmani dhe Grida Duma. Të dyja kanë zgjedhur të publikojnë në të njëjtën ditë episode të reja të programeve të tyre, dhe për koincidencë (ose ndoshta jo) të dyja me të njëjtin personazh të ftuar: këngëtaren e njohur Elsa Lila.

Arbana Osmani, e cila prej javësh ka rikthyer në YouTube emisionin e saj “Mirëmbrëma Yje”, zakonisht publikon episodet çdo të enjte në mbrëmje. Por këtë herë, ajo zgjodhi ta publikonte videon e re që në orët e paradites. Episodi i fundit i sezonit të dytë, me të ftuar Elsa Lilën dhe Isli Islamin, u hodh në kanalin e saj që herët në mëngjes dhe brenda pak orësh arriti gati 200 mijë shikime.

Screenshot

Në anën tjetër, Grida Duma kishte përgatitur një tjetër intervistë ekskluzive me të njëjtën artiste në podcastin e saj, që sipas njoftimeve duhej të transmetohej mbrëmjen e sotme. Titulli i fortë i episodit “Elsa Lila rrëfen momentin tragjik kur humbi nënën, kërcënimet me vdekje dhe arrestimin në Itali” tregon se Grida kishte synuar një rrëfim emocional dhe të thellë.

Por me publikimin e parakohshëm të Arbanës, ndjekësit e vëmendshëm e kuptuan menjëherë se po ndodhte një “garë për klikime”. Të dyja moderatoret kishin përgatitur episode me të njëjtën protagoniste, dhe Arbana duket se vendosi të “parakalojë” duke e nxjerrë të parën intervistën e saj për të kapur audiencën e parë të ditës.

Ndërsa vetë Arbana reagoi me një postim të shkurtër në Instastory, duke shkruar: “Thank you Yje”, duke lënë të kuptohet se ishte e kënaqur me reagimin e publikut dhe suksesin e menjëhershëm të episodit.

Nga ana tjetër, podcasti i Gridës është publikuar vetëm pak orë më vonë dhe ka nisur të grumbullojë shikime në rritje, por tashmë “beteja” për vëmendjen e publikut ishte ndezur.

Screenshot

Paavarësisht rivalitetit mediatik, Elsa Lila u kthye sot në “kurbanin” më të kërkuar të klikimeve, duke mbushur titujt e ditës dhe duke marrë dy intervista të bujshme brenda pak orësh.